Gardëroba e saj kushton mijëra dollarë, blogu i saj ‘fashion’ është i klikuar nga mijëra fansa në ditë, reputacioni i saj prej ‘fashioniste’ është më i madh jashtë kufijve të Shqipërisë sesa brenda saj. Quhet Aureta Thomollari dhe aktualisht është një ndër ikonat e modës shqiptare që po çmend botën. Së fundmi, gardëroba e saj ka tërhequr vëmendjen edhe të disa revistave të huaja të modës, si “Elle”, botimi indian, dhe disa revista të tjera mode në Belgjikë dhe Holandë. Fotot e saj të mëposhtme i përkasin një artikulli mbi stilin dhe veshjet e saj, i cili është botuar në botimin indian të revistës së modës “Elle”, shkruan Bluetooth.
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Responses to "Stilistja shqiptare që po çmend botën":
Posto një koment