Shtëpia më e shtrenjtë në botë do të rrënohet

Posted on e martë, 9 gusht 2011 by alb.infoo

Ministrat pohojnë se parcela mbi të cilën është ndërtuar ky pallat luksoz, në vlerë prej 650 milionë euro, ka qenë i rezervuar për institucion për arsimimin e fëmijëve muslimanë, ndaj Ambai tani doemos duhet të përballet me hetim federal.

Njeriu më i pasur në Indi, Mukesh Ambani do të mund të mbetet pa shtëpinë e vet prej 27 kateve, për të cilën besohet se është më e shtrenjta në botë, meqë trualli në të cilën është ndërtuar, siç pohohet është blerë në mënyrë të paligjshme.

Ministrat pohojnë se parcela mbi të cilën është ndërtuar ky pallat luksoz, në vlerë prej 650 milionë euro, ka qenë i rezervuar për institucion për arsimimin e fëmijëve muslimanë, ndaj Ambai tani doemos duhet të përballet me hetim federal.

Nëse hetimi nxjerr paregullesi, do të mund të përballet me gjobë, dënim me burg madje edhe me prishjen e kullës.

Truallin në vitin 2002 për më shumë se tre milionë euro, e ka shitur Fondacioni për kujdesin e jetimëve “Karimboj Ebrahim Konxha”, ndërsa shitjen ka aprovuar komisari për aktivitete humanitare i Mumbait.


0 Responses to "Shtëpia më e shtrenjtë në botë do të rrënohet":