Nokia kalon në vend të tretë, pas Apple dhe Samsung

Posted on e enjte, 11 gusht 2011 by alb.infoo


Apple dhe Samsung kanë superuar Nokian në tregun global të celularëve të mençur.
Nokia ka qëndruar në vend të parë, por u rendit në vendin e tretë në tremujorin e dytë të këtij viti me 15 cent për aksion në tregun global. Apple ka 19 cent aksione dhe Samsung 18, sipas analistëve Strategy Analytics.
Raporte të ngjashme nga ABI Research dhe IDC konfirmuan gjetjet e Strategy Analytics. Apple hyri në tregun e celularëve të mençur para 4 vjetësh, kështu që rritja e saj është mbresëlënëse. Megjithatë, Strategy Analytics thotë se aksionet e Samsung-ut po rriten më tepër se ato të Apple-it, duke sugjeruar se kreu mund të ndryshojë së shpejti.
“Duke u bërë prodhuesi i parë që ka shpërndarë 100 milionë celularë të mençur vetëm në një vit gjatë 2010, lideri prej shumë kohësh Nokia ka rënë dy vende në renditjet e tremujorit të dytë të 2011,” tha Tom Kang i Strategy Analytics.
Sipas ABI-së, 47 milionë celularë janë shpërndarë vetëm në tremujorin e dytë të 2011, ku 34% e tyre janë celularë Samsung. HTC ka shpërndarë 23% telefona Android dhe Sony Ericsson shpërndau 11%. Sistemi operativ i Google-it tani ka 46.4% aksione në tregun OS, tha ABI-ja.
Megjithëse Nokia ka humbur vendin e saj në krye të tregut të celularëve të mençur, akoma mbetet prodhuesi më i madh i telefonave në botë, duke shpërndarë 24.2% të të gjithë telefonave këtë tremujor të këtij viti. Samsungu ndodhet në vend të dytë me 19.2% dhe LG në vend të tretë me 6.8%. Apple ndodhet në vend të katërt me 5.6%.

0 Responses to "Nokia kalon në vend të tretë, pas Apple dhe Samsung":