Pushuesit në Gjirin e Lalzit do kalojnë disa orë nën tingujt regaton të këngëtarit latino-amerikan, Don Omar, ose siç thirret ndryshe, El Rey. Koncerti do të mbahet më datë 14 gusht, në ambientet e një lokali në zonën e plazhit të quajtur Gjiri i Lalzit në Komunën Ishëm. Përreth dy orë, këngëtari i njohur kohët e fundit për këngën e tij të famshme “Danza Kuduro” do të performojë përpara rreth 8000 spektatorëve që priten të marrin pjesë në koncert, këngë nga repertori i tij i pasur artistik. Sipas organizatorëve, koncerti synon të promovojë vlerat turistike të Gjirit të Lalzit duke qenë se është një plazh i ri dhe jo shumë i frekuentuar. Koncerti në Shqipëri është pjesë e turit artistik veror të këngëtarit latino-amerikan, i cili do të vazhdojë koncertet e tjera në Romë, Barcelonë, Dublin, Gjermani, Zyrih etj. Këngëtari së fundmi ka publikuar këngën e tij më të re “Taboo”. Ndërsa karrierën e tij si këngëtar e ka filluar duke publikuar albumin e tij të parë, “The Last Don” në vitin 2003. Tre vjet më vonë ai realizon albumin e dytë “King Of Kings”. Në të njëjtin interval kohe, në vitin 2009 Don Omar publikoi të tretin album në radhë, “iDON”. Një vit më vonë del në dritë albumi i 4, “Meet the Orphans”. Përveçse këngëtar, Don Omar është edhe aktor. Ka lindur më 10 shkurt 1978 në Puerto Riko. Koncerti i cili do të prezantohet nga Rudina Magjistari është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe
Abonohu te:
Posto komente (Atom)
0 Responses to "Don Omar, per here te pare ne Shqiperi":
Posto një koment