Antonio Banderas ka thënë në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’ se nuk donte të bëhej i dashuri i Madonës në kohën që këngëtarja e famshme u interesua për aktorin spanjoll në vitet ’90.
“Në vitin 1991 Madonna tha që më pëlqente shumë dhe se donte të më njihte patjetër. Kur e takova për herë të parë kisha shumë frikë, por nuk ndodhi asgjë sepse atëherë unë nuk dija të flisja anglisht”, shprehet protagonisti i filmit “Desperado”.
“Unë nuk doja të njihesha në Hollywood si i dashuri i Madonës, por doja të ndiqja karrierën time”, theksoi spanjolli.
Në vitin 1996, Antonio Banderas ishte protagonist i filmit Evita së bashku me Madonën, e cila interpretonte rolin e Eva Peron.
0 Responses to "Antonio Banderas : Kisha frikë nga Madonna":
Posto një koment